Shifra të frikshme këtë sezon, Ajaxi tremb Europën dhe synon Champions

Ajaxi dominon në Holandë dhe tremb Europën, pak ditë para rikthimit të Champions League.

Shifrat e skuadrës së Erik ten Hag janë me të vërtetë mbresëlënëse: këtë sezon “harkëtarët” kanë shënuar 102 gola në të gjitha kompeticionet që marrin pjesë dhe kanë pësuar vetëm 10 gola.

Nëse golat e shënuar nuk impresionojnë, shifra e golave të pësuar meriton një vëmendje të veçantë. 5 nga 10 golat e pësuar janë marrë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, ndërsa 5 të tjerët në 21 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Eredivisie.

Një mesatare e frikshme, 0.24 gola për ndeshje, më pak se një gol çdo 4 ndeshje. / Oversport.tv