Shifrat e Chelsea me Tuchel, asnjë ekip si londinezët në “top5” ligat europiane

Thomas Tuchel e ka festuar ndeshjen e 50-të në krye të Chelsea, me një fitore 4-0 kundër Juventusit në Champions League.

Shifrat e londinezëve me gjermanin në krye janë fantastike. Tuchel ka triumfuar në 32 ndeshje, ka barazuar 11 herë dhe ka humbur në 7 duele.

Chelsea, gjatë këtyre 50 ndeshjeve me Tuchel, ka mbyllur 31 ndeshje pa pësuar gol, si asnjë ekip tjetër në pesë ligat kryesore të Europës gjatë kësaj periudhe. / oversport.tv