Shifrat: Griezmann “rrëzon” Platini nga podiumi, Benzema ngjitet në “top5”

Antoine Griezmann dhe Karim Benzema kanë shënuar sonte në fitoren që Franca mori kundër Kazakistanit me rezultatin 8-0.

Sulmuesi i Atletico Madrid është ngjitur në podiumin e lojtarëve që kanë shënuar më shumë në historinë e “Gjelave”.

Griezmann ka shkuar në kuotën e 42 golave, duke parakaluar një legjendë si Michel Platini. Në “top5” është ngjitur edhe Benzema.

Ylli i Real Madrid shënoi dy gola në duelin e mbrëmjes kundër Kazakistanit dhe tani numëron 35 gola me fanellën e Francës.

Shënuesi më i miri në historinë e kësaj kombëtareje është Thierry Henry, me 51 gola, i ndjekur nga Giroud i Milanit me 46. / oversport.tv