Shifrat nga viti 2010, asnjë mbrojtës si Bonucci për shënimin e golave

Leonardo Bonucci ka shënuar dy gola në fitoren e sotme të Juventusit kundër Lazios në “Olimpico”. Mbrojtësi nuk ka gabuar në të dyja rastet dhe në fund ka festuar.

Bonucci ndërkohë është bërë lojtari me më shumë gola të shënuar që në vitin 2010. Qendërmbrojtësi i Juventusit numëron 27 gola.

Ai ka parakaluar Alessandro Florenzin, i cili në llogarinë e tij ka 25 gola të shënuar. Po të njëjtën shifër ka edhe Robin Gosens i Atalantës.

Pesëshja e pesë shënuesve më të mirë, sigurisht mbrojtës, mbyllet me Lorenzo De Silvestri (24 gola) dhe Gonzalo Rodriguez (22 gola). / oversport.tv