Shifrat si të CR7, Immobile: Kritikëve s’u përgjigjem, golat flasin për mua

Ciro Immobile shënoi dy gola në fitoren e Lazios kundër Salernitana dhe normalisht që pas ndeshjes sulmuesi italian ishte i lumtur. Për DAZN ai ka deklaruar: “ Falënderoj ekipin që më krijoi mundësinë të paraqitem mirë e të shënoj.

Ishim të saktë, të fokusuar dhe morëm tre pikë të rëndësishme. Salernitana ishte në vështirësi për shkak të mungesës së shumë lojtarëve, por ata ishin të organizuar dhe do të kishte qenë e vështirë nëse nuk do të kishim shënuar shpejt.

Immobile ka shënuar nga sezoni 2016-17, kur veshi fanellën e Lazios, 140 gola në Serie A, po aq sa Cristiano Ronaldo gjatë kësaj periudhe. Pavarësisht kësaj ndaj sulmuesi italian ka shpesh shumë kritika.

“Unë jam kampion i Europës, statistikat e mia flasin për mua dhe nuk kam nevojë t’u përgjigjem kritikëve. CV-ja ime thotë që kam shënuar dy gola në Euro 2020m kam fituar Këpucën e Artë në 2020 si golashënuesi më i mirë i Europës dhe shumë trofe të tjerë. Këto gjëra flasin vetë”. / oversport.tv