Shiten të gjitha biletat e derbit të Italisë, Interi karikohet për Juventusin

Interi do të përdorë efektin “Meazza” për të ngjitur shkallët në klasifikim dhe për t’u futur në garën për titullin. Zikaltrit vijnë pas një triumfi në Champions kundër Sheriffit, por në muajin e ardhshëm luajnë shumë edhe për fatet e kampionatit.

Kalendari është i ngjeshur dhe me sfida vërtet vendimtare si ndaj Juventusit, Milanit dhe Napolit. Gjithçka do të luhet në “San Siro” edhe pse derbi zyrtarisht është Milan-Inter.

ECURI REKORD – Pasi ka luajtur 5 nga 8 ndeshjet e para në transfertë, Inzaghi kërkon karikimin e tifozëve për të fituar ndeshjet vendimtare dhe duelet direkte. Përpara humbjes me Lazion erdhi edhe barazimi 2-2 me Atalantën.

Pikërisht ky barazim me penalltinë e humbur të Dimarcos ndërpreu ecurinë pozitive në kampionat prej 18 fitoresh radhazi në shtëpi. Do të ishin 19 nëse llogaritnim edhe Milan-Inter 2-4 përpara pandemisë.

STADIUMI – Tendenca në Champions ndryshoi. Interi nuk fitonte në shtëpi prej 2 vitesh dhe nuk shënonte prej 4 ndeshjesh. Duhet që të konfirmohet edhe në kampionat kundër rivalit historik. Pikërisht duelet me Juventusin kanë rezultuar vendimtarë për Interin për të bërë kthesën edhe në kampionat.

Në dy titujt e fundit të fituar (2010 dhe 2021) ka thyer “Zonjën e Vjetër”. Një fitore të dielën do të karikonte ambientin dhe do të thotë që ta mbanin Juventusin “-6” dhe të shpresonin që të afroheshin me kreun. Napoli do të luajë me Romën. Siguria është stadiumi dhe tifozët, të cilët nuk tradhtojnë as këtë herë: biletat të gjitha të shitura.