“Shiteni Ronaldon”, trajneri i ri i Manchester United e ka marrë vendimin

Erik Ten Hag pritet të emërohet trajner i Manchester United në verë dhe në ekip pritet të ketë disa ndryshime. Paul Pogba është drejt largimit, pasi nuk ka një marrëveshje për rinovimin.

Largimi tjetër i bujshëm pritet të jetë Cristiano Ronaldo dhe në Britaninë e Madhe janë të sigurt për këtë. Daily Star shkruan se Ten Hag nuk e ka në plane sulmuesin portugez.

Tekniku holandez thuhet se ka autorizuar transferimin e Ronaldos, pasi nuk e konsideron të përshtatshëm për stilin e lojës që synon të aplikojë te “Djajtë e kuq”

Kështu duhet parë se ku mund të shkojë Ronaldo dhe skenarët janë disa, që përfshijnë kalimin te PSG, rikthimin në Portugali ose transferimin në MLS. / oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter