Shitja e klubit dhe stadiumi i ri, presidenti i Milanit sqaron gjithçka

Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanit “është një kantier në ndërtim e sipër”. Optimist është shprehur presidenti kuqezi, Paolo Scaroni, i cili po ashtu saktëson se impianti i ri do të ndërtohet “në Milano ose në Milanon e madhe. Ai shtoi gjithashtu se “është duke u zhvilluar një konsultim publik, të cilin po e bëjmë dhe ky proces do të përfundojë brenda dy muajsh”.

Për çështjen e diskutueshme të shitjes së klubit, presidenti nuk zbërthehet: “Nuk di të ketë kritika me InvestCorp, e kuptoj që janë dy oferta dhe duhet kohë për të plotësuar qëllimin e ofertës, për t’i kuptuar mirë dhe për t’i krahasuar ato”.

Prandaj, ai nuk sqaron ngrirjen e papritur të negociatave me fondin e Bahreinit dhe përshpejtimin për  propozimin e RedBird. Scaroni shmang pyetjet dhe shpjegon: “Unë nuk jam bashkëbiseduesi i duhur, jam vetëm objekt i ofertës. Nuk është një proces që ka të bëjë me Milanin, nuk merrem me këtë pjesë as edhe një minutë”. /oversport.tv