Dusan Vlahovic është në dyshime për të ardhmen e tij me Juventusin. Si për raportet me Allegrin ashtu edhe për mënyrën e lojës, duket se serbi mund të jetë në listën e futbollistëve që do të largohen këtë merkato nga bardhezinjtë.
Por për këtë, Juventus pret që të ketë një ofertë, e cila së paku të mbulojë shpenzimet që bardhezinjtë kanë kryer për ta marrë nga Fiorentina.
Së fundmi raportohet se ka pasur disa ndërmjetësime mes palëve që po synojnë të transferojnë sulmuesin serb drejt Londrës, një profil lojtari që mund të futet në planet e Chelseat, lidhur edhe me faktin se Lukaku ka shprehur dëshirën për të mos u kthyer atje.
Megjithatë, më parë duhet që të ketë një kërkesë zyrtare, e cila për momentin mungon, por bëhet me dije, se pikërisht nga të ardhurat prej Lukakut, Chelsea, të mund t’i investojë sërish në Serinë A, për sulmuesin e Juventusit.
Për bardhezinjtë, Vlahovic, konsiderohet pikërisht si sulmuesi që mund të shërbejë për të arkëtuar të ardhura të rëndësishme e më pas për lëvizjet në hyrje. /oversport.tv
Foto: Inter, Facebook