Shitjet dhe menaxheri “arma”, Interi e ka seriozisht për Filip Kostic

Interi mund të tentojë në janar anësorin e Eintracht Frankfurt, Filip Kostic. Verën e shkuar Lazio u mundua ta blinte, por nuk i bindi gjermanët.

Tashmë Interi e do atë si zëvendësues për Ivan Perisic. Kroati në fund të sezonit do të largohet, por po iku në janar së bashku me Vecino, atëherë zikaltrit mund të bëjnë një sulm për Kostic.

Serbi vlerësohet me 10 milion euro dhe një pjesë e kësaj shume do mbulohej nga shitjet e Perisic e Vecino.

Çfarë e favorizon kalimin e Kostic tek Interi është edhe fakti që serbi përfaqësohet tani nga Alessandro Lucci, i cili është menaxher i Vecino, Kolarov, Dzeko e Correa. / oversport.tv