Shkak problemet shëndetësore, Anglia humb një titullar para Shqipërisë

Declan Rice, mesfushori i West Ham United, nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Gareth Southgate për ndeshjen e 12 nëntorit kundër Shqipërisë.

Futbollisti 22-vjeçar ka pasur probleme shëndetësore dhe nuk mund të aktivizohet në duelin ndaj kuqezinjtë të drejtuar nga Edy Reja.

Rice është pjesë e rëndësishme e formacionit të Anglisë, por sigurisht që mungesa e tij nuk do të jetë një problem për “Tre Luanët”.

Alernativat për trajnerin Southgatë janë të shumta dhe nuk do të ndihet mungesa e yllit të West Ham, që kërkohet nga shumë klube të madhe në Premier League. / oversport.tv