“Shkarkimi i trajnerit gjëja më e lehtë”, Busquets e De Jong dalin krah Koeman

6 gola të pësuar në dy ndeshje, tre nga Bayern Munich dhe tre të tjera nga Benfica sonte. Situata te Barcelona, sikurse edhe kuptohet, nuk është aspak e mirë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për financat, por edhe për rezultatet sportive. Trajneri Ronald Koeman rikthehet të jetë në rrezik për pozicionin e tij, por lojtarët nuk mendojnë se ajo është zgjidhja.

Sergio Busquets, një nga kapitenët e Barcelonës, është i qartë në mendimin e tij: “Është e lehtë të shkarkosh trajnerin. E vërteta është se të gjithë jemi përgjegjës për situatën.

Dhe është me të vërtetë një situatë kritike”. Në lidhje me shkarkimin e Koeman është ngacmuar edhe Frenkie de Jong.

Holandezi ka deklaruar: “Për mendimin tim zgjidhja nuk është shkarkimi i trajnerit”. Ky është mendimi i mesfushorit të blerë nga Ajax, ndërkohë që e qartë është se situata te Barcelona këtë sezon nuk pritet të jetë e mirë. / oversport.tv