Shkëlqejnë kuqezinjtë: Berisha më i miri, Strakosha e Manaj nota të larta

Torino rigjen fitoren në kampionat, duke fituar në transfertë përballë Salernitanës 1-0 falë një goli të shënuar nga Andrea Belotti me penallti në pjesën e parë. Por më i miri i skuadrës së Juric në transfertën e “Arechit” ka qenë portieri shqiptar Etrit Berisha.

Prestigjiozja “La Gazzetta dello Sport” e ka vlerësuar gardianin kuqezi me notën 7.5, duke e konsideruar lojtarin më të mirë të Torinos në këtë takim.

“Pas paraqitjes në “Marassi”, portieri shkëlqen në “Arechi”. Pret gjithçka dhe është vendimtar, sidomos në gjuajtjet e Verdi dhe Ederson”, shkruhet në komentin për Berishën.

Edhe Manaj ka marrë një vlerësim të mirë nga gazeta italiane, që i jep notën 6.5. “Bëri gjuajtjen që solli golin. Bën repartin i vetëm, mos duhet të luajë që nga minuta e parë?”, shkruhet në komentin për sulmuesin shqiptar.

Edhe portieri tjetër kuqezi, Thomas Strakosha ka marrë një vlerësim shumë të mirë nga “La Gazzetta dello Sport” për paraqitjen e tij në sfidën Lazio-Sassuolo.

“Ka bërë 3 ndërhyrje vendimtare: në fillim ndaj Scamacca dhe më pas ndaj Kyriakopoulos dhe Defrel. Fitorja është edhe e tija”, shkruhet në komentin për gardianin kuqezi, që është vlerësuar me notën 7. Vetëm Milinkovic ka marrë notë më të lartë se Strakosha. / Oversport.tv