PSG dhuron spektakël në stadiumin “Gabriel Montpied” dhe mposht me rezultatin tenistik 6-1 vendasit e Clermont. Neymar dhe Kylian Mbappe shënojnë secili nga një tregolësh, ndërsa Messi është njeriu asist, pasi jep tre të tilla për shokët e sulmit.
Shkëlqejnë yjet PSG-së, që rikthejnë skuadrën tek fitorja pas disfatës përballë Monaco. Skuadra parisiene shkon në kuotën e 71 pikëve në tabelën e klasifikimit dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i titullit kampion.
Rennes mposht Reims në transfertë dhe rimerr vendin e dytë në Ligue 1. Bourigeaud shënon një dygolësh në pjesën e parë, ndërsa Terrier çon rezultatin në 0-3 për Rennes.
U duk një fitore e lehtë, por vendasit reagojnë dhe shënojnë 2 gola me Busi dhe Cajuste. Reims rihap ndeshjen dhe u afrua barazimit, por në fund nuk arrin që të evitojë dot humbjen. / Oversport.tv
Foto: Paris Saint-Germain Twitter