Shkëlqen sërish Luiza Gega, e para në garën e 3000 metrave në Francë

Vazhdojnë paraqitjet e mira të atletes shqiptare Luiza Gega, që me formën e treguar gjatë vitit 2022, premton medalje ari për Shqipërinë.

Pasi arriti të kualifikohet për në finalet e Kampionatit Botëror të Atletikës në turneun e Mançesterit, Luiza Gega ka shkëlqyer edhe në Francë, në turneun e Miramas (World Athletics Indoor), ku është renditur në vendin e parë në garën e 3000 metrave.

Atletja shqiptare ka përfunduar garën në kohën 8’50’’08, por këtë vit ka regjistruar edhe kohën 8 minuta e 47 sekonda, ndërsa koha më e mirë e saj për këtë garë është 08’44’’46.

Tashmë që ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror të Atletikës, objektivi i Luiza Gegës është që të fitojë një medalje ari në këtë event. / Oversport.tv