Shkëlqeu sezonin e kaluar në Serie A, Tottenham kërkon talentin e Udineses

Destiny Udogie shkëlqeu sezonin e kaluar në kampionatin italian me fanellën e Udineses dhe paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e tjera.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, Tottenham ka shfaqur interes për anësorin e majtë dhe po mundohet që të bindë drejtuesit e klubit italian që të shesin lojtarin.

Anglezët ofrojnë 25 milionë euro për Udogie, madje Antonio Conte është i gatshëm që ta lërë lojtarin edhe një vit tjetër në Udine në formë huazimi. / Oversport.tv

Foto: Milan Posts Twitter