Arbnor Muçolli dhe Ernest Muçi, dy lojtarë që kanë luajtur me Shqipërinë U21, janë përzgjedhur në formacionet më të mira të javës në Danimarkë dhe Poloni.
Fantazisti ishte në fushë me Vejle për 86 minuta, derisa i zuri vendin Hetemi, dhe ndihmoi skuadrën e tij të barazonte kundër Viborg.
Paraqitja e tij është vlerësuar dhe Muçolli është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së nëntë.
Ernest Muçi ndërkohë ishte protagonist me Legia Warsawa në Poloni, duke shënuar golin e dytë në triumfin 3-1 të regjistruar kundër Gornik Leczna. / oversport.tv