Shkëmbi: Dinamo ime ka sulmin më të mirë, Latifi luks për Superioren

Dinamo do të përballet nesër me Vllazninë në Shkodër dhe para mediave ka dalë trajneri Bledi Shkëmbi. Korçari foli për situatën në skuadrën e tij për momentin. “Jam i kënaqur me lojtarët. Pauza na shërbeu mirë për disa lojtarë që kanë pasur probleme fizike. Tani i mbetet ndeshjes për të parë se çfarë do të bëjmë”, tha Shkëmbi.

Më tej ai u pyet për rivalin e radhës. “Vllaznia është një nga skuadrat më të forta, që bën futboll shumë të mirë, ka nisur ciklin vjet. Ata janë paraqitur mire kampionatin e shkuar dhe këtë sezon po bën mirë. E respektojmë kundërshtarin tonë”.

Dinamo nuk do të jetë e plotë nesër: “Kemi pasur disa probleme fizike, që mendoj se do të na penalizojnë për nesër. Gavazaj nuk do të jetë, edhe Ali Samake po ashtu. Nuk kam qejf të ankohem për mungesat. Lojtarët duhet të japin maksimumin gjithmonë kur i japim mundësitë”.

Shkëmbi më pas ka folur edhe për Latifin dhe repartin e sulmit. “Latifi është një bashkëlojtar i imi. E respektoj dhe kemi fituar shumë bashkë, për kampionatin tonë është një luks ta kesh si lojtar. Ekipi im në sulm është më i miri nga të gjithë, mendoj për sulmuesit e skuadrës time. Vllaznia meriton respekt jo në sulm, por i gjithi si ekip”.

“Vllaznia patjetër që do të jetë e vështirë. Kemi pothuaj të njëjtat rezultate, por do të shkojmë për ëa fituar. Tifozët? Kam bindjen që sa më shumë tifozë të ketë në stadium, më mirë është për të dyja krahët. Një atmosferë e mirë na mungon këto vitet e fundit. Unë kam dëshirë që të fitojmë nesër”, tha Shkëmbi mes të tjerash. / oversport.tv