Dinamo mori një pikë kundër Partizanit në derbi dhe ende nuk është mposhtur këtë sezon në kampionat. Trajneri Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes për mediat deklaroi:
“Jam i kënaqur me barazimin për mënyrën se si shkoi loja. E mbyllëm me 10 lojtarë ndaj një ekipi shumë të mirë, një ekipi gjithmonë të vështirë për t’u përballur me të si kundërshtar.
Falënderoj djemtë për sakrificën e bërë për 45-50 minuta. Shpresoj të përmirësojmë disa gjëra në ndeshjen e ardhshme. Ia bëmë pak më të thjeshtë Partizanit dhe duhet të rregullojmë diçka.
U munduam ta godasim kundërshtarin dhe i patëm disa mundësi. E di që është e vështirë për të shënuar golin e dytë. Ndaj Partizanit madje është pak më e vështirë se ndaj ekipeve të tjera”, tha Shkëmbi. / oversport.tv