Shkëmbi: Ndeshja e nesërme test për atë në fundjavë, objektivi është fitorja

Në prag të sfidës kundër Tiranës në kupë, ka dalë në konferencën për shtyp edhe trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi. Ai u shpreh optimist për sa i përket kësaj sfide dhe kërkon nga ekipi i tij që të kalojë turin. Për të, kjo sfidë është një test për ndeshjen e fundjavës që do të luhet përsëri midis këtyre dy ekipeve.

OBJEKTIVI NË KUPË- “Kupa është një objektiv, ndoshta një objektiv për të siguruar kupat e europës. Duhet të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim ashtu si edhe në kampionat. Duhet të kemi një përkushtim special për të dhënë maksimumin dhe të kalojmë këtë tur”.

EKIPI- “Gjendja nuk është optimalja, por mendoj se do të kemi 2-3 mungesa . Për një skuadër futbolli, ndeshjet kaq afër njëra-tjetrës janë gjëra normale. Shpresoj që deri nesër të rikuperojmë ndonjë lojtar të dëmtuar”.

SOFRANAK- “Për fat të keq Sofranak nuk do të jetë i gatshëm për këto dy ndeshje. Do të donim ta kishim sepse është i rëndësishëm, por me këta lojtarë që kemi në dispozicion do të bëjmë që kjo mungesë të mos ndihet”.

DALLIMI MIDIS TIRANËS DHE PARTIZANIT- “Nuk mund t’i ndaj dot personalisht, edhe skuadra ndihet e njëjtë për këto dy ndeshje që do të luajmë. Do të luajmë ashtu si ndaj Partizanit, të motivuar. Tirana në këto momente po kalon një periudhë të mirë në kampionat dhe do të jetë shumë e vështirë për të kërkuar fitoren”.

SFIDA E FUNDJAVËS- “Çfarëdo që të them unë është e pashmangshme. Kupa është si një test për ndeshjen e kampionatit. Të dyja skuadrat duan të bëjnë më të mirën për të qenë në gjendje psikologjike më të mirë për momentin”. /oversport.tv