Shkëmbi: Sot Teuta u duk më shumë skuadër. Deklaratat e Bellait? Unë respektoj kundërshtarin

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” pas barazimit 0-0 përballë Bylisit.

“Patëm momentet tona të mira, por edhe kundërshtari pati momente të mira për të shënuar. Si shkoi loja jam deri diku i kënaqur me pikën dhe me futbollistët. Menaxhuam mirë lojën në mbrojtje dhe krijuam edhe rastet tona për shënim.

Deklaratat e Bellait? Edhe portieri kundërshtar pati momentet kur reagoi shumë mirë. Unë respektoj kundërshtarin, lojtarët dhe trajnerët dhe nuk them dot që luajtëm kundër portierit. Letra ndaj futbollistëve? Ndonjëherë është më e thjeshtë për tia shpjeguar detyrat apo pozicionet lojtarëve.

Hebaj? Është ndeshja e dytë që e nis nga stoli, por unë mendoj që ai është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar. Vuan anën psikologjike që nuk po arrin të shënojë dhe të dy jemi dakord që nuk po kalon formën e tij më të mirë. Sot na ndihmoi shumë dhe nëse vazhdon kështu do të përmirësohet.

I kënaqeni pikës apo mospësimit të golit? Sot i kënaqem pikës, por edhe faktit që nuk pësuam. Sot u dukëm më shumë skuadër, në momentet që kishim vështirësi, lojtarët ndihmonin njëri-tjetrin. Nuk më pëlqeu kartoni i kuq që morëm, sepse nuk duhej të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë Jazxhi.

Filloi kthesa? Ne kemi një garë të gjatë, nëse nuk jemi në 100% të formës sonë, nuk mund të dalim nga kjo situatë”, ka thënë Shkëmbi. / Oversport.tv