Shkëmbimi Muriel-Kulusevski? Presidenti i Atalantës hedh poshtë zërat

Presidenti i Atalantës, Antonio Percassi ka hedhur poshtë mundësinë e një shkëmbimi me Juventusin për lojtarët Kulusevski dhe Muriel. Numri një i ekipit nga Bergamo konfirmoi qëndrimin e sulmuesit në ekip dhe komentoi më pas situatën e Atalantës dhe trajnerit Gasperini.

Muriel-Kulusevski- “Aktualisht nuk ka asgjë. Ne po mendojmë ta mbajmë në ekip atë”.

Largimi i mundshëm i Gasperinit- “Ne kemi edhe tre vite kontratë, nuk ka asnjë problem nga ana jonë për qëndrimin e tij”

Objektivat e Atalantës- “Të qëndrojmë në Serie a mbetet objektivi ynë, gjithçka që vjen më shumë se qëndrimi në kategori konsiderohet si fitore nga ne. Coppa Italia? Le të shpresojmë”.

Ilicic- “Më është thënë se ai luajti shumë mirë në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren sllovene. Një shenjë e mirë, le të shpresojmë se ai do të fillojë të shënojë përsëri me ne”. /oversport.tv