Shkëndija dorëzohet në fund, Struga e Duros shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut

Struga është shpallur zyrtarisht kampione e Maqedonisë për këtë sezon. Këta të fundit arritën të mposhtin Sileks me rezultatin e pastër 3-0 për javën e 31-të të kampionatit.

Shpallja si kampione për Strugën, erdhi për shkak se ndjekësit e Shkëndijës u mundën nga Shkupi i vendit të tretë me shifrat 2-1. Këta të fundit u ngjitën në vendin e dytë të renditjes me një pikë më shumë se Shkëndija.

Kampionët e Strugës të cilët trajnohen nga Shpëtim Duro, njohin vetëm dy humbje në kampionat, teksa kanë barazuar 8 herë dhe kanë fituar 18 ndeshje. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fc Struga Trim & Lum (@fcstruga)