Akademija Pandev dhe Shkëndija e Tetovës i janë përgjigjur skuadrës së Shkupit, që fitoi një ditë më parë dhe tashmë bardhekaltrit kryesojnë me 10 pikë më shumë.
Akademija triumfoi në transfertë kundër Tikves me rezultatin 2-1. Po jashtë luante edhe Shkëndija, që mposhti 2-0 skuadrën e Skopje.
Braziliani Menselao Andre e zhbllokoi ndeshjen, kurse Adonis Shala realizoi golin e qetësisë. Nga ekipet shqiptare sot triumfoi edhe Renova, që likuidoi 2-1 Rabotnickin me golat e Ramzifaik Selmanit.
LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 24
Borec-Makedonija GP 0-1
Skopje-Shkëndija 0-2
Shënues: Menselao Andre 11’, Shala 64’
Pelister-Bregalnica 2-0
Renova-Rabotnicki 2-1
Shënues: Selmani 49’, (pen.) 58’ / Rusevic 90’
Tikves-Akademija Pandev 1-2
Foto: KF Shkendija, Facebook