Shkëndija e Tetovës i afrohet zonës euro, Struga shpëton në fund

Shkëndija ka marrë një fitore të qartë kundër Rabotnicki dhe vazhdon të afrohet me zonën euro. Kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 dhe vendimtarë ishin dy prodhime të akademisë.

Dashmir Elezi shënoi pas 10 minutash lojë në portën e Rabotnicki, kurse Ramadani realizoi të dytin dhe Shkëndija tashmë numëron 17 pikë dhe renditet në vendin e pestë në klasifikim.

Nga ekipet shqiptare sot luajti edhe Struga, që javët e fundit ka vuajtur. Këtë herë Cvetanoski i shpëtoi nga humbja, pasi vendasit kishin realizuar të parët me Mladenovskin.

LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA

Borec-Akademija Pandev 1-2
Skopje-Tikves 2-1

Makedonija GP-Struga 1-1
Shënues:
Mladenovski 68’ / Cvetanoski 77’
Pelister-Bregalnica Stip 0-3
Shkëndija-Rabotnicki 2-0
Shënues:
Elezi 10’, Ramadani 65’

/ oversport.tv