Momente tensioni në Austin, Verstappen i tregon gishtin e mesit Hamiltonit

Ndizet që në provat e çmimit të Madh të Austin, dueli mes Lewis Hamilton dhe Max Verstappen.

Gjithçka ndodh në pak minuta, pas semaforit jeshil. Britaniku është para rivalit dhe është gati për të zhvilluar xhiron e tij të shpejtë, por parakalohet nga piloti i Red Bull, në një lëvizje që duket një provokim i hapur.

Hamilton nuk e pranon këtë dhe e arrin Verstappen dhe e detyron që të ndryshojë trajektoren. Të dy qëndrojnë rrotë me rrotë dhe për pak sa nuk përplasen.

Reagimi i Max në këtë pikë është shumë ekspresiv: i tregon gishtin e mesit Hamiltonit dhe pas shfryn në radio në një bashkëbisedim me drejtuesit e Red Bullit: “Idiot, budalla”.

Në Teksas, nuk mund të kishte një përballje tjetër, veçse si në një duel të stilit “Far West”. /Oversport.tv