Shkëndijës së Tetovës i ka ikur fitorja nga duart kundër skuadrës së Tikves, që renditet në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit.
Kuqezinjtë, kampionë në fuqi të Maqedonisë së Veriut, shënuan të parët me të riun Ramadani në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fund miqtë befasuan.
Mirkovic shënoi dhe i mohoi fitoren skuadrës së Shkëndijës. Barazime 0-0 për dy skuadrat e tjera shqiptare që luajtën sot. Renova luante në transfertë kundër Skopje, kurse Struga priti Akademija Pandev.
LIGA 1 MAQEDONIA E VERIUT – JAVA 12
Borec-Rabotnicki 0-1
Skopje-Renova 0-0
Pelister-Makedonija GP 0-2
Shkëndija-Tikves 1-1
Shënues: Ramadani 44’ / Mirkovic 83’
Struga-Akademija Pandev 0-0
/ oversport.tv