Shkëndija rikthen në stol një emër të njohur, Artim Shaqiri trajneri i ri

Shkëndija e Tetovës ka gjetur pasuesin e teknikut Bruno Akrapovic, që u shkarkua nga drejtuesit e klubit ditën e djeshme.

Kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se tekniku i përkohshëm i skuadrës do të jetë Artim Shaqiri.

“Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Akrapoviq, KF Shkëndija njofton se deri në emërimin e shefit të ri të stafit teknik, në cilësinë e ushtruesit të detyrës apo trajnerit të përkohshëm, ekipin kuqezi do ta drejtojë Artim Shaqiri.

Për ndihmës trajner është caktuar Burhan Emurllai, ndërsa pjesë e stafit teknik do të vazhdojnë edhe më tej të jenë Metin Dalip si trajner kondicional dhe Kushtrim Abdullahi në pozitën e trajnerit të portierëve”, shkruhet në njoftimin e klubit tetovar.

Kujtojmë se ky është një rikthim për Shaqirin në Tetovë, pasi e ka drejtuar edhe më parë skuadrën në sezonin 012/2013, ndërsa në Shqipëri tekniku ka drejtuar Kukësin dhe Flamurtarin. / Oversport.tv