Shkëndija tenton Eraldo Çinarin dhe Besir Demirin e Dinamos

Gjatë kohës që ekipi është duke zhvilluar përgatitjet në Antalia të Turqisë, Shkëndija është vënë në lëvizjë për të përforcuar edhe më shumë ekipin. Sipas asaj që raporton infosport.mk dy emrat më të nxehtë në merkato janë Eraldo Çinari dhe Besmir Demiri.

Çinari aktualisht aktivizohet në Turqi me ekipin e Samsunspor, por nuk ka gjetur shumë hapësira te klubi turk. Si rrjedhojë, Shkëndija kërkon të përfitojë nga situata e sulmuesit dhe ta afrojë atë në ekipin e tij.

Nga ana tjetër Demiri, është aktualisht pjesë e Dinamos. Ai ka qenë më parë pjesë e Shkëndijës për dy sezone (2015-2017), ku fitoi edhe Kupën e Maqedonisë në vitin 2016-të. Më pas ai u transferua te Vardari, me të cilën u shpall kampion në vitin 2017. /oversport.tv