Kristi Kote nuk do të jetë më lojtar i Kukësit. Klubi verilindor njofton se ka mbyllur me konsensus bashkëpunimin me mesfushorin.
Kote është lojtari i pestë që largohet nga Kukësi në merkaton e janarit dhe i bashkohet largimeve të me Tiago Ferreira, Layton Ndukwu, Jorgo Meksi dhe Edwin Gyasi.
“FK Kukësi njofton se futbollisti Kristi Kote nuk është më pjesë e ekipit tonë. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit e falënderon Koten për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor. / Oversport.tv