Shkrihen akujt, Thomas Strakosha dhe Lazio në tavolinë sërish

Thomas Strakosha mund të qëndrojë te Lazio. Muajt e fundit ka pasur një acarim mes palëve dhe portieri i kombëtares shqiptare nuk ka marrë minuta.

Kjo situatë nuk i shkon aspak për shtat, por tashmë ka të reja. Gazetari Nicolo Schira shkruan se kanë rinisur bisedimet për rinovimin.

Ditët e fundit ka pasur kontakte mes drejtuesve të Lazios dhe përfaqësuesve të Strakoshës dhe mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje.

Portierit të Shqipërisë u përfundon kontrata më 30 qershor 2002 dhe me kontratën aktuale përfiton 1.2 milion euro në sezon. /oversport.tv