Shkroi historinë me Shqipërinë, De Biasi nuk rinovon me Azerbajxhanin

Gianni De Biasi dhe Azerbajxhani do të shtrëngojnë duart në fund të muajit nëntor, pasi kontrata mes palëve të përfundojë.

Mediat në Itali raportojnë se nuk do të ketë rinovim të kontratës me trajnerin që bëri historinë me Shqipërinë, duke u kualifikuar në “EURO 2016”.

Kualifikueset e Azerbajxhanit për “Katar 2022” ishin një “katastrofë”, pasi humbën 7 ndeshje dhe morën vetëm një pikë prej barazimit në transfertë më Irlandën.

Me pozicionimin në vendin e fundit, në një grup ku kishin skuadra si Portugalia e Serbia, për De Biassin ishte një mision i vështirë dhe tani duhet të presë ndonjë ofertë tjetër për të drejtuar një skuadër./ oversport.tv