Shkroi historinë në Europë, Laçi rikthen në stol teknikun e njohur

Tashmë është zyrtare: Laçi dhe Mirel Josa kanë mbyllur bashkëpunimin mes tyre. Klubi kurbinas duket se ka arritur të gjejë menjëherë zëvendësuesin e teknikut kryeqytetas.

Sipas burimeve të Oversport, pritet që në krye të pankinës së Laçit të kthehet një emër i njohur, që ka shkruar historinë europiane të klubit.

Mungon akoma zyrtarizimi, por duket se do të jetë Shpëtim Duro trajneri i ri i kurbinasve. Trajneri i njohur e njeh mirë ekipin bardhezi, pasi e drejtoi vjet dhe kaloi dy ture në Conference League, si asnjë trajner tjetër më parë në krye të Laçit. / Oversport.tv