Shkupi e Renova në majë, Shkëndija shmang humbjen në derbin me Strugën

Shkupi e Renova ndajnë kreun e klasifikimit në Maqedoninë e Veriut, pas fitoreve të arritura ditën e sotme. Bardhekaltrit ia dolën të mposhtin 3-1 me përmbysje Akademija Pandev, që kishte shënuar e para me penallti.

Gjorgjievski vendosi baraspeshën, kurse më pas Alvarez përmbysi rezultatin me penallti dhe shënoi edhe golin e sigurisë. Më parë Renova kishte mposhtur ekipin e Bregalnica me rezultatin 5-2.

Jusufi, Selmani dhe Shefiti shënuan tre herë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën e futën emrin në listën e shënuesve edhe Ilieski e Mustafov. Sot u zhvillua edhe një derbi shqiptarësh, që përfundoi në barazim.

Bëhet fjalë për Struga-Shkëndija, që u mbyll 1-1. Vendasit shënuan të parët me anë të Skenderit, kurse Timovksi shmangu golin 10 minuta para përfundimit të ndeshjes.

MAQEDONI LIGA 1 – JAVA 8
Borec-Skopje 0-2
Rabotnicki-Pelister 1-1
Renova-Bregalnica 5-2
Shënues:
Jusufi 22’, Selmani 33’, Shefiti 37’, Ilieski 74’, Mustafov 92’ / Altiparmakovksi25’, Manev 53’
Struga-Shkëndija 1-1
Shënues:
Skenderi 11’ / Timovski 80’
Tikves-Makedonija GP 3-0
Akademija Pandev-Shkupi 1-3
Shënues:
Mirchevski (pen.) 50’ / Gjorgjievski 78’, Alvarez (pen.) 86’, 90’

/ oversport.tv