Shkupi feston me “manita”, Shkëndija e Renova nuk falin! Fiton edhe Struga

Festojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi të gjitha ekipet kanë triumfuar. Shkupi i vendit të parë, me 4 pikë më shumë se Akademija Pandev,  nuk është kursyer kundër Pelisterit të vendit të fundit dhe ka fituar me rezultatin 5-0.

Renova e Shkëndija e mbajnë ritmin. Ta parët nuk falën në transfertë kundër Borec, duke fituar 4-1. Spikati Selmani, me dy gola të shënuar.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut morën tre pikë me shumë vlera, me një gol të Krivak ndaj rivalëve të Bregalnica që i kaluan në tabelën e klasifikimit.

Fitore edhe për Strugën, që likuidoi me golin e Klinsman Cake skuadrën e Rabotnicki dhe qëndron në në një linjë me ekipet e tjera që duan një vend në kupat e Europës.

LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 14

Akademija Pandev-Tikves 3-0

Borec-Renova 1-4
Shënues:
Gjorgjiev 86’ / Mustafov 11’, Selmani 14’, 64’, Perez 26’

Shkëndija-Bregalnica Stip 1-0
Shënues:
Krivak 61’

Shkupi-Pelister 5-0
Shënues:
Cvetanovski 11’, 42’, Markoski 37’, Gjorgjievski 54’, Cheshmedijev 85’

Struga-Rabotnicki 1-0
Shënues:
Cake 57’

/ oversport.tv