Shkupi e Shkëndija kanë marrë tre pikët në përballjet e sotme. Kryesuesit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut fituan me rezultatin 4-0 derbin me Strugën, edhe pse pjesa e parë u mbyll 0-0.
Adetunji ishte ylli i kësaj ndeshjeje, pasi shënoi tre herë në portën e Strugës, kurse golin tjetër e realizoi Markoski. Kështu Shkupi iu përgjigj Akademija Pandev, që dje mundi skuadrën e Renovës.
Rezultat pozitiv edhe për Shkëndijën ditën e sotme. Kuqezinjtë fitua në transfertë 2-1 kundër Makedonija GP dhe u ngjitën në vendin e tretë në klasifikim.
Sindrit Guri ishte ai që shënoi golin e parë për kampionët në fuqi, kurse Shala realizoi të dytin, para se Kamara të ngushtonte shifrat për skuadrën vendase.
LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 15
Bregalnica-Borec 2-1
Makedonija Gp-Shkëndija 1-2
Shënues: Kamara 83’ / Guri 11’, Shala 77’
Pelister-Skopje 0-0
Shkupi-Struga 4-0
Shënues: Adetunji 55’, 59’, 70’ Markoski 61’,
Tikves-Rabotnicki 2-0
*Renova-Akademija Pandev 1-2
/ oversport.tv