Shkupi nuk di të ndalet në Maqedoninë e Veriut. Kryesuesit e kampionatit kanë mposhtur edhe Pelisterin në transfertë dhe tani numërojnë 15 pikë më shumë se Makedonija GP, që mori vendin e dytë sot pasi Akademiaj Pandev dhe Shkëndija nuk kanë luajtur ende.
Për Shkupin vendosi anësori Omar Imeri, i cili dha tre pikët skuadrës së tij që e ka vendosur një dorë te titulli kampion. Sot luajti edhe një tjetër ekip shqiptar.
Struga u mposht nga Borec në transfertë me rezultatin 0-2, por gjithsesi e ka një distancë sigurie me zonën e ftohtë në tabelën e klasifikimit.
LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 28
Pelister-Shkupi 0-1
Shënues: Imer 65’
Borec-Struga 2-0
Makedonija GP-Rabotnicki 1-0
/ oversport.tv