Shkupi i vetëm në krye! Drita-Prishtina bëjnë paqe, feston më në fund Llapi

Shkupi nuk ndalet as nga Rabotnicki dhe kryeson në Maqedoninë e Veriut me dy pikë më shumë se skuadra tjetër shqiptare, Renova.

Kryeqytetasit ia dolën të fitojnë sot me rezultatin e pastër 2-0. Negriani Adetunji ishte ai që e zhbllokoi sfidën, kurse Trapanovksi i vuri vulën në pjesën e dytë. Shkupi ka shkuar në kuotën e 20 pikëve.

KAMPIONATI NË KOSOVË – Të gjithë i kishin sytë nga Drita-Prishtina, që nuk prodhoi asnjë gol dhe skuadrat morë nga një pikë. Feston kështu Ballkani, që dje rimori kreun pas fitores kundër Drenicës.

Sot ka gëzuar më në fund edhe Llapi, që mori fitoren e parë në kampionat. Ekipi nga Podujeva iu fal golit të Rivera kundër Dukagjinit rival për mbijetesë. Tre pikë të arta mori edhe Feronikeli, që likuidoi Ulpianën e drejtuar nga Edlir Tetova.

BKT SUPERLIGA DHE LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT

Drita-Prishtina 0-0
Feronikeli-Ulpiana 1-0
Shënues:
Leku 25’
Llapi-Dukagjini 1-0
Shënues:
Rivera 10’

Shkupi-Rabotnicki 2-0
Shënues:
Adetunji 10’, Trapanovski 73’

/ oversport.tv