Shkupi nuk ka falur në transfertën me Borec dhe vazhdon të kryesojë me 7 pikë diferencë. Bardhekaltrit triumfuan 3-0 sot dhe Adetunji ishte ylli i takimit, me dy gola të shënuar, ndërkohë që edhe Gjorgjievski la shenjën e tij në fund.
Ndjekësit e Akademija Pandev nuk kanë gabuar në shtëpi ndaj Pelister, edhe pse fituan me rezultatin minimal 1-0. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Shkëndija e Tetovës, kampione në fuqi, kundër FK Skopje.
Sindrit Guri ishte sërish protagonist dhe shënoi golin trepikësh për kuqezinjtë, që përforcojnë pozitat në vendin e tretë dhe mbajnë hapin e dy skuadrave të kreut.
LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 18
Akademija Pandev-Pelister 1-0
Borec-Shkupi 0-3
Shënues: Adetunji 20’, 70’, Gjorgjievski 86’
Rabotnicki-Makedonija GP 1-2
Shkëndija-FK Skopje 1-0
Shënues: Guri 69’
/ oversport.tv