Shkupi “makineri”, triumfon në derbin me Renovën shkëputet në krye

Shkupi e ka nisur në mënyrë fantastike kampionatin. Bardhekaltrit fituan derbin me Renovën me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe tani kryesojnë me pesë pikë diferencë.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, me Adetunji që zhbllokoi rezultatin dhe më pas Alvarez shënoi edhe golin e dytë.

Renova u mundua ta hapte ndeshjen dhe Burhan Mustafov e ndëshkoi ish-skuadrën e tij, por pa mundur të ndryshojë dot fatet e ndeshjes që u fitua nga Shkupi.

LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 11

SHKUPI-RENOVA 2-1
Shënues:
Adetunji 55’, Alvarez 69’ / Mustafov 83’

/ oversport.tv