Shkupi nuk ndalet në Maqedoninë e Veriut. Bardhekaltrit kanë mposhtur 3-1 skuadrën e Borec dhe numërojnë 13 pikë më shumë se Shkëndija dhe Akademija Pandev.
Në duelin e sotëm Senghor u bë protagonist në pjesën e parë, duke shënuar gol dhe më pas autogol, kurse Adetunji riktheu epërsinë për Shkupin. Në fund Margelashvili realizoi edhe golin e qetësisë.
Derbi Shkëndija-Renova përfundoi në barazim 1-1, edhe pse kuqezinjtë shënuan të parë me anë të Ferhan Hasanit. Në minutat e fundit Shefit Shefiti ndëshkoi ish-skuadrën e tij dhe i hoqi fitoren nga duart.
Fitore e rëndësishme për Strugën sot, që likuidoi me rezultatin 1-0 FK Skopje, falë golit të realizuar nga Radic. Tre pikë që i shërbejnë shumë Shkupit për t’u shkëputur nga zona e ftohtë. / oversport.tv
LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 27
Rabotnicki-Tikves 2-0
Akademija Pandev-Pelister 1-1
Makedonija GP-Bregalnica 0-1
Shkëndija-Renova 1-1
Shënues: Hasani 36’ /
Shkupi-Borec 3-1
Shënues: Senghor 18’, Adetunji 66’, Margelashvili 82’/ Senghor (aut.) 21’
Struga-Skopje 1-0
Shënues: Radic 67’