Shkupi marshon drejt titullit, Shkëndija fiton derbin ndaj Strugës e ngjitet e dyta

Shkupi e nis me fitore dhe jo nga ato dosido, pasi mposhti 2-1 me përmbysje Akademija Pandev, rivalin direkt për titullin kampion. Dimoski kaloi miqtë në epërsi, ndërsa Shkupi u përgjigj me dygolëshin e Adetunji.

Shkëndija e Tetovës është ngjitur në vendin e dytë, pasi fitoi 3-1 derbin ndaj Strugës. Elezi e Guri shënuan në pjesën e parë, para se ta hapte ndeshjen Kitanovksi. Në shtesë Ferhan Hasani fitoi një penallti dhe e ktheu vetë në gol.

Fitore nga ekipet shqiptare ka regjistruar edhe skuadra e Renovës një ditë më parë, pasi likuidoi 2-1 në transfertë skuadrën e Bregalnica.

LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 19
Skopje-Borec 1-1
Makedonija GP-Tikves 1-0
Pelister-Rabotnicki 0-2

Shkëndija-Struga 3-1
Shënues:
Elezi 10’, Guri 45+1’, Hasani (pen.) 90+6’ / Kitanovksi 52’
Shkupi-Akademija Pandev 2-1
Shënues:
Adetunji 28’, 77’ / Dimoski 7’
*Bregalnica-Renova 1-2

/ oversport.tv