Shkupi afrohet nga java në javë pranë titullit kampion. Bardhekaltrit ditën e sotme kanë triumfuar 3-1 në derbi kundër Strugës, që shënoi e para në fundin e pjesës së parë.
Bosancic ndëshkoi Shkupin, por për tre minuta erdhi barazimi. Si zakonisht shënoi sulmuesi Adetunji, ndërsa në të sytën Radeski kaloi në avantazh kryesuesit e kampionatit.
Omar Imeri në fund shënoi edhe golin e qetësisë dhe Shkupi tani ka shkuar 13 pikë para Akademija Pandev, që ka një ndeshje më pak. / oversport.tv
LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 24
Struga-Shkupi 1-3
Shënues: Bosancic 45’ / Adetunji 45+3’, Radeski 70’, Imeri 87’
Foto: fcshkupi.com