Shkupi ndalet në derbi nga Renova, thyhen Shkëndija e Struga

Shkupi ka ngecur në një barazim pa gola kundër Renovës në një derbi mes dy ekipesh shqiptare. Gjithsesi të kaltrit nuk e rrezikojnë kreun, pasi kanë 10 pikë më shumë se Akademija Pandev që u ngjit e dyta pas fitores 5-0 kundër Borec.

Shkëndija e Tetovës zbriti në vendin e tretë, pasi u mund 2-1 në transfertë nga Rabotnicki. Goli i Adonis Shalës vlejti vetëm për një barazim të përkohshëm, pasi Rusevic realizoi golin trepikësh për vendasit.

Humbja në shtëpi për Strugën, që e pësoi 1-3 nga Makedonija GP. Tre gola të shënuar në pjesën e parë, kurse Struga reagoi shumë vonë me një penallti të Shabanit. / oversport.tv

LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 22

Akademija Pandev-Borec 5-0
Bregalnica-Pelister 2-1
Rabotnicki-Shkëndija 2-1
Shënues:
Stanovksi 22’, Rusevic 59’ / Shala 25’
Renova-Shkupi 0-0
Shënues:
Adet
Struga-Makedonija GP 1-3
Shënues:
Shabani (pen.) 86′ / Popzlatanov 20’, Stojkoski 22’, Emini 45+2’

Foto: KF Shkendija, Facebook