Shkupi ka mposhtur Tikves me rezultatin 3-2 dhe pas barazimit 0-0 të Shkëndijës me Akademija Pandev e ka çuar diferencën me kuqezinjtë në 10 pikë.
Si zakonisht shënoi Adetunji, dy herë, pasi më parë Queven e kishte ndëshkuar Tikves me golin e parë. Miqtë u munduan ta hapin ndeshjen, pasi realizuan me Tojkov dhe Ngoba, por në fund dolën pa pikë.
Nga ekipet shqiptare fitores iu gëzua skuadra e Strugës. Me një gol të Bunjamin Shabanit mposhtën në transfertë skuadrën e Borec dhe mbajnë një distancë sigurie me skuadrat e poshtme të klasifikimit.
LIGA 1 MAQEDONI E VERIUT – JAVA 21
Borec-Struga 0-1
Shënues: Shabani 50’
Shkupi-Tikves 3-2
Shënues: Queven 41’, Adetunji (pen.) 57’, 86’ / Tojkov 77’, Ngoba 88’
Shkëndija-Akademija Pandev 0-0
Skopje-Rabotnicki 0-1
Pelister-Renova (e shtyrë)