Shkupi ka arritur të shkatërrojë në tranfsetë Hegelmann me shifrat 5-0 në takimin e parë të kualifikuesve të Conference League. Me këtë rezultat të thellë, skuadra nga Maqedonia e Veriut mund të thuhet se është praktikisht e kualifikuar për në raundin tjetër.
Në pjesën e parë, Shkupi bëri një paraqitje fantastike duke arritur të realizojë tre gola me anë të Cephas dy herë dhe Queven. Ndërsa në pjesën e dytë, skuadra maqedonase arriti të shënojë sërish dy gola me anë të Cephas që padyshim ishte në mbrëmjen e tij më të mirë. Sfida e kthimit do të luhet javën e ardhshme më datë 20 korrik.
Dukagjini ka marrë një fitore në minutat e fundit me shifrat 2-1 ndaj ekipit nga Gjibraltari, Europa në ndeshjen e parë të kualifikesve të Conference League. Skuadra kosovare arriti të zhbllokojë e para shifrat në këtë takim me anë të një goli të Bujar Shabanit në minutën e 30-të.
Teksa pjesa e parë po shkonte drejt përfundimit në avantazh të Dukagjinit, miqtë arritën të shënonin golin e barazimit në fund me anë të Pozos. Ndërsa në minutat e fundit të kohës së rregullt, kosovarët shënuan golin e dytë me anë të Zulfijit. Javën e ardhshme do të luhet dhe sfida e kthimit në fushën e Europës. /oversport.tv