Shkurtohet lista e kandidatëve, Newcastle piketon 3 emra për pankinën

Newcastle pritet të ndryshojë trajner dhe tashmë ka një listë të shkurtuar të kandidatëve dhe janë emra të njohur.

Njëri është trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, i përfolur së fundmi edhe kalimin te Barcelona. Steven Gerrard mbetet gjithashtu një emër në modë.

Vjet ish-mesfushori i Liverpool fitoi titullin kampin me Rangers në Skoci dhe shpesh është përfolur për një eksperiencë në Premier League.

Emri tjetër në listën e drejtuesve të Newcastle është Unai Emery, i cili po drejton Villareal në LaLiga dhe sezonin e shkuar triumfoi në Europa League kundër Manchester United. / oversport.tv