Shokon ish-shoku i ekipit të Viallit: Në kohën tonë kemi pasur doping

Ish-mesfushori Dino Baggio i Juventusit, Inter, Parma dhe Lazio, ka folur për vdekjen e mikut të tij pak ditë më parë, Gianluca Vialli. 51-vjeçari ka shokuar me një deklaratë të dhënë së fundmi, i cili shprehet se në kohën kur luanin, kanë pasur doping.

“Ne duhet të hetojmë substancat që kemi marrë gjatë asaj kohe. Gjithmonë kam pasur doping. Duhet të kuptojmë nëse disa suplemente na kanë lënduar me kalimin e kohës. Unë jam i frikësuar, po u ndodh shumë lojtarëve.” – tha fillimisht ish-mesfushori.

Më pas Dino Baggio foli dhe për marrëdhënien që ka pasur me Gianluca Viallin. “Kam kujtime të mrekullueshme me Gianluca, ai ishte një burrë në dhomat e zhveshjes. Gjithmonë i ndihmonte lojtarët e rinj që të rriteshin. Kur isha në moshë 21 vjeç, ai gjithmonë thoshte fjalë të mira për ne. Më vjen keq sepse ai e la jetën shumë shpejt.” – përfundoi Dino Baggio. /oversport.tv

Foto: U.C. Sampdoria, Facebook