Shokuese: Gazetari zbulon të fshehtat e Ligue 1, abuzime seksuale dhe drogë

Ka nga të gjitha, nga abuzimet seksuale të 400 futbollistëve të rinj tek një rrjet droge ku përfshihet edhe një lojtar i kombëtares franceze.

Janë këto sekretet që zbulon Romain Molina, gazetar dhe shkrimtar i njohur, autor i disa hetimeve edhe për Guardian, BBC, CNN dhe New York Times, në një hapësirë të dedikuar në rrjetet sociale ku ka treguar pjesën e parë të “dossierit”që po punon.

Akuzat e Molinas janë të frikshme: nga dhuna mbi qindra fëmijë në qendrat e klubeve të njohura të futbollit, edhe të Ligës 1, deri tek një lojtar i kombëtares franceze që shpërndan substanca narkotike të ndaluara dhe merret me kontrabandë sendesh me vlerë.

Pa harruar shumë lojtarë të PSG-së që shpesh dhe me qejf tymosin nargjile para ndeshjeve në transfertë dhe marrin me vete “veglat e punës” edhe kur ikin larg Parisit.

Një bombë, që nëse konfirmohet, do të fuste të gjithë panoramën e futbollit francez në një kaos total.

Duke iu kthyer abuzimeve, Molina i referohet disa trajnerëve që kanë vazhduar që të bëjnë punën rregullisht, ndonëse e dinin se çfarë kishin bërë lojtarët e tyre.

Përsa i përket lojtarëve, janë dy emra që spikasin: Elye Wahi, sulmues i Montpellier, që ka detyruar disa shokë skuadre që të masturbohen para tij, duke i kërcënuar se do ti rrihte dhe lojtari i Realit, Ferland Mendy.

Ky i fundit sipas Molinës ka sulmuar një grua, duke e goditur me shkelma në kokë dhe më pas i ka treguar organet gjenitale. Gruaja ka përfunduar në spital dhe ka pësuar një frakturë në kokë.

Por nuk mjafton, sepse zbulimet e Molinas janë vetëm maja e ajsbergut, madje vetë gazetari ka sqaruar: “Nuk jeni gati për ato që do të publikoj në mars dhe prill. Do të ketë një para dhe një pas në futbollin botëror”. /Oversport.tv