Shorti Champions: Inter dhe Napoli në grupe “ferri”, buzëqeshin Milan dhe Juventus

Është hedhur në Stamboll shorti i fazës së grupeve të Champions League, që ka dhuruar përballje gjigantësh që në këtë fazë të turneut. Padiskutim që “grupi i vdekjes” është grupi C, ku bëjnë pjesë Bayerni i Mynihut, Barcelona, Interi dhe Plzen.

Më bujar ka qenë shorti për Milanin, që do të ndeshet me Chelsea, Salzburg dhe Dinamo Zagreb. Juventusi do të ndeshet me milionerët e PSG, Benfica dhe Maccabi Haifa në grupin H.

Një grup i vështirë edhe për Napolin, që do të përballet me Liverpool, Ajax dhe Rangers në fazën e grupeve të Champions League. Interesant është edhe grupi G  me Manchester City, Sevilla, Dortmund dhe Copenhagen.

Buzëqesh Reali, kampioni në fuqi i Europës, që do të përballet me Leipzig, Shakhtar Donetsk dhe Celtic në grupe. / Oversport.tv